Nën moton “Asnjë cent më shumë”, sot mbahet protesta e radhës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Aktivisti Ali Sefaj ka bërë thirrje që sot t’i bashkangjiten qytetarët protestës kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Në emisionin Ora Shtatë të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se protesta e sotme është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Nëse sot miratohet propozimi i Zyrës së Rregullatorit Energjetik për rritjen e Prej këtu i ftoj edhe një herë të mëdhenj dhe të vegjël, secilin qytetarë, burrë dhe grua, djalë dhe vajza, të bashkohen në protestë, kauza është e tyre, ne na rastisi që ta nisim këtë punë edhe nëse ne nuk i pëlqejmë dikujt, shtrenjtimi i energjisë elektrike është me i keq se ne, thjesht le të jenë këtu për interesin e tyre për Republikën”, ka pohuar Sefaj.

Protesta fillon nga ora 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në të njëjtën ditë kur edhe Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) pritet të marrë vendimin përfundimtar për çmimin e ri të rrymës,