Policia e Kosovës e ka realizuar një aksion në veri të vendit, ku ka konfiskuar armë si kallashnikov dhe granata dore.
Bastisja u realizua pas dyshimeve për substanca narkotike.
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar rastin për Klan Kosovën.
Sipas njoftimit, dy persona të dyshuar janë shpallur në kërkim, pasi që nuk ishin hasur në vendin e ngjarjes, e ata janë: A.J. i lindur me 1992 dhe V.J. i lindur me 1978.
Konfiskimet nga Policia:
1 AK-47;
2 Granata Dore M-75;
2 Radiolidhje;
2Antiplumba;
Kapelë, Dorëza, Çanta Ushtarake;
Karikator të zbrazët e të mbushur me fishekë të pistoletës;
Harta, Rrip brezi. Sprej Thikë, Shall kamufllazhi etj