Policia e Kosovës ka konfirmuar se është duke e zhvilluar një aksion në disa rajone të Kosovës.

Përveç konfirmimit, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani nuk ka dhen më shumë detaje në lidhje me këtë aksion.

“Mund të konfirmojmë se, sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë disa rajone të Kosovës, si DRP Prishtinë, DRP Gjilan, DRP Gjakovë dhe DRP Mitrovicë Jugu”, ka thënë për “Zërin”,  Kelani duke shtuar se pas përfundimit të opeacionit policer do të bëhen të ditura informacionet shtesë.

Ndërkohë “Zëri” ka mësuar se Policia është duke zhvilluar një aksion në disa institucione paralele serbe të cilat veprojnë në këto komuna në jug të Kosovës.

Ndërkohë mediumi në gjuhën serbe Kosovo-online, raporton se Policia e Kosovës ka bastisur sot objektet e Postës së Prishtinës dhe Postës së Graçanicës, si dhe në Fushë Kosovë, Lipjan dhe vende të tjera në jug të vendit të cilat veprojnë si zyra postare të Serbisë.

Sipas këtij mediumi, pas bastisjes, punëtorët janë larguar nga objetet e tyre dhe zyrat postare u mbyllën.https://zeri.info/inarticle.html

Policia e Kosovës ka bastisur edhe ndërtesa ku ka institucione të ngjashme në Rahovec, Gljilan dhe Vushtrri. /Zëri