Një autoblindë e Policisë së Kosovës është përfshirë në një aksident komunikacioni të premten në mbrëmje në veri. Për pasojë, disa policë kanë mbetur të lënduar.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar  aksidentin.

“Mund të konfirmojmë se pak pas orës 20:00, është raportuar se në veri të vendit, konkretisht në Fshatin Grabovc, një veturë zyrtare e blinduar në të cilën kanë qenë tetë operatorë, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka dalë jashtë rrugës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet kompetente policore për tu marrë me rastin, e po ashtu janë njoftuar edhe ekipet mjekësore me autoambulanca. Si pasojë e aksidentit zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime, dhe të njejtit nga ekipet mjekësore janë dërguar në qendrën spitalore për trajtim të mëtejmë mjekësor”, ka thene Elshani.