Tre persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ndodhi mbrëmë në fshatin Çubrel të Skenderajt.

E po ashtu nga ky aksident lëndime trupore kanë pësuar edhe pesë persona të tjerë, katër prej të cilëve zyrtarë policorë.

Lidhur me gjendjen e tre të lënduarve, detaje ka dhënë drejtori i Qendren Emergjente Naser Syla.

Syla tha për Klankosova.tv se gjendja e tyre është stabile.

“Tre policë i kanë sjellur tek ne. Janë trajtuar në Qendren Emergjente dhe janë transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Ortopedisë. Gjendja e tyre ka qenë stabile”, tha Syla për Klankosova.tv

Në aksidentin që ndodhi mbrëmë të përfshira ishin dy vetura, një civile dhe një e policisë