Gjatë ditës ka ndodhur një aksident trafiku në drejtimin Suharekë-Duhël, duke lënë katër persona të lënduar.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha për Gazetën Express se të lënduarit janë transportuar me autoambulancë për trajtim mjekësor.
I njëjti bën apel për kujdes të shtuar në trafik.
Konfirmimi i tij i plotë:
Ju konfirmoj se sot, rreth orës 15:00, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Suharekë – Duhel, në kilometrin 41, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve:
1. Audi A3, ngjyrë e zezë, me targa vendore, dhe 2. Kamionetë Mercedes, ngjyrë e gjelbër, mercedes.
Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë transportuar me autoambulancë për trajtim mjekësor. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje per te kryer hetimet për shkaqet e aksidentit.
Policia e Kosovës rikujton të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të shtojnë kujdesin, veçanërisht në autostrada dhe rrugë me frekuentim të lartë. Çdo veprim i pakujdesshëm mund të ketë pasoja të rënda për jetën dhe sigurinë e të gjithëve.