Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes një veture dhe trenit në fshatin Jagodë të Klinës.

Nga kjo ngjarje e rëndë të lënduar kanë mbetur edhe tre persona, të cilët po trajtohen në Emergjencën e Pejës.

“Ende janë duke u trajtuar në Emergjencën e Spitalit. Nuk dihet ende për gjendjen e tyre”, deklaroi Besnik Ibraj, shef i Emergjencë së Pejës