Një person ka humbur jetën pas një aksidenti me fatalitet që ka ndodhur sot në rrugën Pejë – Prishtinë.
Policia ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur saktësisht në fshatin Llozicë të Malishevës.
“Në ora 13:42, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion për një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore në rr. Pejë-Prishtinë, në fshatin Llozicë. Patrulla policore nga Stacioni policor i Malishevës menjëherë kanë dalë në lokacionin e raportuar dhe kanë njoftuar se një person dyshohet se është pa shenja jete. Janë njoftuar njësitë tjera relevante dhe lidhur me këtë rast po kryhen hetime për të sqaruar rrethanat dhe shkaktaret e këtij aksidenti tragjik”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Duat Hoxha.