Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka ndarë një moment emocionues nga fushata e tij zgjedhore.
Ai përshkroi një zonjë që, ndërsa ai fliste nga foltorja, ajo mbante një telefon në duar dhe ia transmetonte fjalimin drejtpërdrejt vëllait të saj, i cili ishte shtrirë në spital.
Abdixhiku e theksoi se ky moment pasqyronte dashuri të madhe dhe përkushtim, jo vetëm për vëllain, por edhe për LDK-në dhe Kosovën.
Ai falënderoi zonjën për përkushtimin dhe i uroi shëndet të plotë vëllait të saj.
Postimi i plotë:
E çfarë s’bën motra për vëlla?
Disa momente të madhështojnë.
Një ndër ngjarjet më emocionuese të djeshme, ishte prezenca e një zonje mu në prag të foltores. E shikoja me kurreshtje gjatë gjithë kohës. Në duar lartë, drejtuar nga unë, mbante një telefon. Në atë telefon shfaqej një burrë i shtrirë në spital.
Po i transmetonte, drejtpërdrejtë, gjithë ngjarjen atij. Dashuri. E madhe madje. Edhe për njëri-tjetrin, edhe për vet lidhjen tonë!
Gjatë ditës i kërkova ekipit ta gjenin. E gjetëm. Visar Kadrolli, fotograf e gazetar i Nacionales, e kishte kapur këtë moment ikonik për ne.
Burri në shtrat ishte i vëllai i saj. E çfarë s’bën motra për vëllain?
Zonjë e zotëri, ju faleminderit që keni kaq përkushtim për ne, për LDK-në dhe Kosovën tonë! Qoftë e kaluar kjo përballje shëndeti e u pafshim në takimet tjera!