Bisedimet e shumta mes Qeverisë së Kosovës dhe Gjermanisë mesa duket po japin rezultat. Kjo pasi RTK raporton se Ministria e Punëve të Brendshme e ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj produkteve serbe.
Siç raporton RTK Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim që të masa të ndryshohet nga qarkullim i kufizuar në kontroll të shtuar në pikën e Merdares.
Së fundi Kosova është përballur me presion për heqjen e ndalesës së importit të mallrave nga Serbia. Gjermania ka kërcënuar që nëse nuk merret ky vendim atëherë Kosova nuk do të marrë pjesë në samitin e 14 tetorit.