Policia është në kërkim të disa personave për veprat penale “vjedhja e rëndë dhe vjedhja në tentativë”.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, policia thotë se me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për disa raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura në disa lagje të Prishtinës, kërkon nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personave të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarve të shpallur në kërkim.