Dy burra janë arrestuar në Suharekë pasi e kishin privuar nga liria kundërligjshëm një tjetër duke e mbajtur në një kafiteri.
Aty atë e sulmuan fizikisht duke e goditur me grushte, tha policia, e cila shtoi se motivi dyshohet të ketë qenë një borxh.
“Suharekë 28.02.2025-18:10 Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit kishin privuar nga liria e lëvizjes viktimën mashkull kosovar duke e mbajtur atë në një kafiteri. Të dyshuarit kishin sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte si dhe kanosur viktimën. Motivi i incidentit dyshohet të jetë një borxh të cilin viktima ua kishte personave të dyshuar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.