Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të premten ka nisur publikimin e rezultateve të votave përmes postës.
Nga numërimi i 8.51 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 1293 vota apo 45.79 për qind, e dyta është Lidhja Demokratike me 1010 vota apo 35.76 për qind, pasohet nga koalicioni AAK-Nisma me 335 vota apo 11.86 për qind dhe Partia Demokratike që ka 98 vota apo 3.47 për qind.
Nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike, LVV-ja doli e para bindshëm.
