Shtetit i kanë ikur disa të burgosur brenda një periudhe të shkurtër. Ndonëse ministrja e Drejtësisë krekoset se është rritur siguria dhe po udhëheq suksesshëm, arratisjet e fundit po e dëshmojnë të kundërtën. Njëjtë ndodhi mëngjesin e sotëm, ka ikur i burgosuri Lorik Xhemshiti, i cili po trajtohej në Repartin e Hematologjisë në QKUK, raporton Gazeta Sinjali.
Dy zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës u pezulluan nga puna për këtë rast të arratisjes dhe ndaj tyre tashmë është iniciuar hetim.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se dy zyrtarët korrektues të pezulluar janë Bekim Bytyqi dhe Bekim Zani.
Bytyqi dhe Zani kanë qenë zyrtarët e caktuar për ta ruajtur të burgosurin që po trajtohej dhe dyshohet se ia kanë mundësuar të njëjtit arratisjen.
SHKK njoftoi se ndaj tyre ka nisur hetimi edhe nga ky institucion