Katër të mitur kanë pësuar lëndime trupore pasi të njëjtit janë rrahur në mes veti në Drenas.
Sipas Policisë të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, pasi gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjete të mprehta.
“Katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur) kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një përleshje që ka ndodhur midis tyre. Gjatë incidentit dyshohet se janë përdorur edhe mjete të mprehta . Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Tre prej tyre pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër mbetet në QKUK për trajtim të vazhdueshëm dhe në përkujdesje të policisë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.