Një ngjarje e rëndë u shënua mëngjesin e djeshëm në Bresje të Fushë Kosovës, që për pak përfundoi tragjikisht. Për motive akoma të panjohura, 73-vjeçari Idriz Alija dyshohet se e qëlloi me armë zjarri bashkëshorten e tij. Viktima Sherife Tahiri, tashmë është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar, raporton Gazeta Sinjali.

Për rastin, siç mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali, është arrestuar edhe një person tjetër.

Ai është: Hamdi Agushi, rreth 49 vjeçar, tek i cili i dyshuari e ka marrë armën me të cilën e ka qëlluar gruan e tij.

Agushi pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.