Jo edhe rezultat aq premtues në Gjilan, por megjithatë rritje të ndjeshme në krahasim me vitin 2021 shënoi Partia Demokratike e Kosovës.
7 mijë e 791 vota në gjithsejt apo 17.15% të votës së përgjithshme në Gjilan.
Në shifrat që ka pranuar gazeta Nacionale për votat e PDK-së në Gjilan ku janë numëruar 69 prej 130 kutive të votimit (rreth 50%) ndër më të votuarit dalin të jenë, bartësi i listës, përkatësisht Bedri Hamza ndërsa i dyti ekonomisti Arben Mustafa (2 mijë e 571 vota).
Pas Arben Mustafës, 2 mijë e 100 vota ka marrë Memli Krasniqi.
Selver Xhelili ka 1 mijë e 900 vota, Ilir Tahiri 1 mijë e 729, Qendrim Qerimi 1 mijë e 656 vota.
Besianë Musmurati deri më tash na numëruar 1 mijë e 341 vota.

