Në aksidentin që ndodhi pasditen e së shtunës në fshatin Shtupeq i madh – Rugovё, humbi jetën tragjikisht 41-vjeçari, Dritëro Krasniqi. Viktima dhe një person tjetër u rrokullisën me motoçikletë dhe për pasojë ai vdiq, ndërsa personi tjetër u lëndua. Ky i fundit tashmë është arrestuar, raporton Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se personi që mbeti i lënduar dyshohet se ka qenë shofer në momentin e aksidentit edhe pse fillimisht ka deklaruar se motoçikletën po e voziste i ndjeri.
Sinjali ka mësuar se personi që përfundoi në ndalim policor lidhur me këtë rast është Alban Muriqi, 36-vjeçar.
Në njoftimin e Policisë Rajonale në Pejë thuhet se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ёshtё konstatuar se shoferi ishte personi i lënduar, tani i dyshuar pёr kёtё aksident.
“Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuari me urdhёr tё prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё.” – ka njoftuar Policia