Vajza e kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedria Hamza, Doruntina, ka bërë një dedikim emocionues për babanë e saj.
Ajo është shprehur krenare për rrugëtimin e gjatë të Hamzës, në politikë, transmeton klankosova.tv.
“Final countdown! Jam më shumë se krenare për ty dhe për rrugëtimin tënd të gjatë, gjithmonë me nder! Të duam dhe të faleminderit për këtë rrugëtim plot punë, por si gjithmonë me dashuri, përkushtim, shpresë dhe besim për #MaMirë!”, ka shkruar ajo.