Një autobus me targa nga Kosova është aksidentuar në Koraci.

Siç raportojnë mediat atje, autobusi i agjencisë nga Kosova “Harea Travel” ka dalë jashtë rrugës në autostradën afër Donja Zajencinës të mërkurën në mbrëmje.

Lajmin për Periskopin e kanë konfirmuar edhe nga agjencia “Harea Travel”.

“Autobusi vetëm ka dal nga rruga dhe të gjithë pasagjerët janë mirë. Kanë shku në destinacionet ku kanë pas me shku. Do të thotë vetëm e ka deviju rrugen. Kaq. Nuk ka persona të lënduar”, thanë nga agjencia.

Mediat atje raportuan se autobusi doli jashtë rrugës pasi shoferi humbi kontrollin e timonit.

Në autobus ishin 26 pasagjerë dhe dy shoferë. Dy prej tyre pësuan lëndime të lehta.

Policia e Zagrebit thotë se aksidenti ka ndodhur rreth mesnatës.