Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Jabllanicë të Gjakovës, ku 3 fëmijë kanë vdekur si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanuar.
Detaje për rastin dha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai tha se vdekja e tre fëmijëve erdhi si pasojë e shembjes së pllakës se një shtëpie të pabanuar. Ai tha se personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave
Njëri nga viktimat është 16 vjec dhe tjetri 14 vjeç, ndërsa për të tretin ende nuk dihet mosha saktë.
Gjithashtu, sot ka dalë një VIDEO ku vërehet pak momenti i shembjes së shtëpisë.