Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite në Jabllanicë të Gjakovës.
Një objekt i pabanuar është shembur në Jabllanicë duke zënë tre fëmijë që ndodheshin në të. Për fat të keq tre fëmijët kanë humbur jetën.
Objekti ishte i pabanuar ndërsa në të kaluarën ishte shitore e fshatit.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se tre viktimat janë nga tri familje të ndryshme.
Pamje nga vendi i ngjarjes: