Një i mitur është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se kishte sulmuar një të mitur tjetër.
Sipas policisë, i dyshuari pas intervitimit në prezencë të prindit dhe avokatit është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.
“Më 31.01.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (i mitur). I dyshuari pas intervistimit në prezencë të prindit dhe avokatit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.