Partia Socialdemokrate ka bërë të ditur se e ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës letrën e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, që FSK-ja nuk shkon në veri, që sipas Zgjim Hysenit, e riafirmon marrëveshjen e vitit 2013.
Hyseni ka thënë se kryeministri Albin Kurti dikur e quante shkelje kushtetuese mos shkuarjen e FSK-së në veri. Ai shtoi tutje se letra e Maqedoncit që ia dërgoi komandantit të KFOR-it, Enrico Barduani, është shkelje poashtu.
“Ne sot e kemi dërgu në Prokurori nëse marrëveshja e vitit 2013, qysh vetë Kurti e ka cilësuar, si shkelje të kushtetutës, për shkak se ka thënë që është traktat ndërkombëtar pa u votu në kuvend, nëse ajo ka qenë shkelje, atëherë riafirimimi i saj prej Maqedoncit, duhet me u cilësu si shkelje, me kriteret e vet kryeministrit”, tha Hyseni, sipas Kosovapress.