I akuzuari Naim Murseli është deklaruar “plotësisht i pafajshëm” në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ndërsa dy të akuzuarit tjerë Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla janë mbrojtur në heshtje.

“Plotësisht i pafajshëm”, ka deklaruar Murseli.

Ndërkaq, Tom Dodaj u deklarua ne mënyrë vullnetare i fajshëm.

Prokurorja Javorka Prlinçeviq ka filluar me leximin e aktakuzës pasi kryetarja e trupit gjykues i njoftoi të akuzuarit me të drejtat e tyre në këtë rast penal.