“Ky nuk ishte thjesht një tubim. Ky ishte një betim. Një betim për ta bërë Kosovën ma të mirë”, në këtë mënyrë kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza ka përshkruar tubimin masiv në Mitrovicë.
Ai tha se është i nderuar që është banorë i kësaj komune e që i ka shërbyer asaj si kryetar.
Kështu, ai ka thënë se do të jetë kryeministër i të gjithëve.
“Jam i nderuar që jam banori yt. Jam i nderuar që shërbeva si kryetar i komunës për kaq vite, që e njoh çdo pjesë tënden dhe që frymoj e punoj në çdo ditë të jetës sime, me nder e përgjegjësi, për të nderuar e respektuar vendin dhe qytetarët. Dhe do të jem i nderuar, mbi këto parime, që të jem kryeministri i juaj. I gjithë juve këtu në sallë dhe atyre që kanë mbetur jashtë. I çdo qytetari anekënd Kosovës. Ky nuk ishte thjesht një tubim. Ky ishte një betim. Një betim për ta bërë Kosovën ma të mirë”, ka thënë Hamza.