Kandidatja e LDK-së për deputete, Rrezarta Krasniqi sot ka vizitur kompaninë “Timber Home” në komunën e Vushtrrisë.
Krasniqi e cila në listën zgjedhore bart numrin 36, tha se kjo kompani do të ketë mbështetjen për të rritur prodhimin, eksportin dhe mundësitë e reja të punësimit.
Postimi i plotë:
“Timber Home” – Shembull i suksesit dhe vizionit në Vushtrri!
Një kompani që u krijua në kohë sfidash dhe sot punëson rreth 60 njerëz, duke dëshmuar fuqinë e sipërmarrjes dhe përkushtimit. Me qeverisjen e LDK-së, bizneset si “Timber Home” do të kenë mbështetje konkrete për të rritur prodhimin, eksportin dhe mundësitë e reja të punësimit!