Avokati Xhevdet Smakiqi, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti ka refuzuar të marrë armët për të luftuar për UÇK-në dhe çlirimin e Kosovës.
Sipas Smakiqit, Kurti po i mashtron qytetarët me deklaratat e tij, duke krijuar armiqësi të reja me figura të tjera politike si Sami Lushtaku dhe Ramush Haradinaj, njofton Klankosova.tv.
“Albin Kurti ka qenë rob lufte, ka refuzuar ta kapë armën për të luftuar për UÇK-në dhe Kosovën”.
Ai është antiamerikan, antievropian dhe po i mashtron popullin me këto dokrra, sepse tani nuk po i shiten as armiqësitë me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin”.
Për këtë arsye, po mundohet të gjejë një armik , që është Sami Lushtaku dhe Ramush Haradinaj”, tha Smakiqi në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.
Për detajet, ndiqeni videon në vijim;