Këngëtari i njohur Rigels Rajku, i njohur me nofkën Noizy, nuk ka mundur të mbaj koncertin e tij të paralajmëruar në një klub të Ferizajit, pasi është shoqëruar në Polici
Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi me anë të llogarisë së tij në instagram.
Artisti u ka kërkuar falje të gjithë atyre që e prisnin të performonte.
Noizy dyshohet se u përfshi në një rrahje që ndodhi në një diskotekë në Pejë, në orët e para të së mërkurës, njofton klankosova.tv.
Këtë e kishte konfirmuar në Edicionin Special në Klan Kosova, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.