Kryetari i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri tha se Zanë Basha, motra e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba është punësuar në Ministrisë së Drejtësisë, të cilën e udhëheq Albulena Haxhiu.

Guri tha në një video të publikuar në Facebook se në konkurs kishin aplikuar 73 persona.

“Nga 73 aplikime në konkursin e Ministrisë së Drejtësisë, gjejeni se kush është pranuar. Motra e Salih Zybes! Po pra, motra e deputetit të Vetëvendosjes, në Ministrinë e Albulena Haxhiut. Në Ministrinë e Drejtësisë”.

Pikërish dy muaj para zgjedhjeve, ai tha se pushtetarët “kanë vendosur t’i rehatojnë krejt çka kanë, vllazni, motrat, dajët, kushërinjtë, e çfarë jo tjetër”.

“Me grante e me punësime”.

“Qashtu qysh keni me i kthy paret cent më cent, keni me i liru edhe institucioent publike që i keni uzurpu me familjarë një kah një, deri te i fundit”, tha Paris Guri.