Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me incidentin e djeshëm me të cilin u përballë Presidentja Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit.

Ahmeti e ka cilësuar këtë si skandal të papranueshëm diplomatik, derisa ka thënë se e dënon në formën më të ashpër të mundshme, raporton Express.

“Unë skuqem nga turpi i tyre dhe lus të gjithë vëllezërit dhe motrat në Kosovë, por edhe qytetarët tanë, që ti falin për arsye se nuk dijnë se ç’bëjnë. Kur nuk kanë turp të shkelin mbi popullin e vet, mbi vullnetin demokratik të qytetarëve në zgjedhje e të vihen në shërbim vazal e servil të tjetër kujt duke na sjell Putinin e Vuçiqin në Qeveri, atëherë si pyet askush për asgjë dhe na turpërojnë çdo ditë, nga disa herë me rradhë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook, ku ka publikuar edhe një fotografi me Osmanin.