Elez Nikçi, shef i sigurimit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, i ftuar në FRONTAL në T7, ka folur për sigurinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova, gjatë dhe pas luftës, shkruan Gazeta Express.
Ai ka deklaruar që nuk e kishte besuar se pas lufte do të ishte nevoja për mbrojtjen e Rugovës, dhe se, në atë kohë mungonte stafi pasi që s’kishte njerëz.
‘Mu barikadu, me u kujdes për sigurinë e tij, me shtu stafin e sigurisë që nuk e kishim fare, nuk vijshin. Nuk mujshe me marrë gjithkënd. Vlen ta përmendi Halil Gecin, i cili e ka pas qasjen të presidenti, pa protokoll si para lufte si pas lufte, ai e ka hetu që ne jemi në siklet të madh, sepse nuk kishte njerëz. Lila hypi lartë të Presidenti, kur zbriti poshtë i ka thanë Adnanit: Prej nesër djemtë e mi i ke këtu’’, ka thënë ai mes tjerash.
Pos kësaj, ai ka thënë edhe se rekrutimi i njerëzve ishte problematike duke pasur parasysh që bëhej fjalë menjëherë pas luftës.‘‘Ka qenë, sepse ka qenë menjëherë pas luftës. Njerëzit kishin halle e derte, sepse sa ishin kthyer prej lufte. E kuptuam që njeriu i tillë duhet të kujdeset me gjerë. Çka është më me rëndësi ne s’kishim as vetura. Në fillim kemi qenë shumë pak, 4 apo 5, edhe 6 apo 7 natën’’, ka shtuar ai