Elez Nikçi, shef i sigurimit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, i ftuar në FRONTAL në T7, ka folur për sigurinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova, gjatë dhe pas luftës.

I njëjti ka thënë se ka qenë krenari e jashtëzakonshme të punosh me Rugovën.

Po ashtu, Nikçi ka komentuar edhe vrasjet e bashkëpunëtorëve të Rugovës, duke thënë se njerëzit që se kanë dashtë të mirën Kosovës, kanë përdorur lloj-lloj metodash.

‘‘Ka qenë krenari e jashtëzakonshme me punu me presidenti, por kur ballafaqohesh me anën tjetër, që janë të papriturat, ti je çu në mëngjes e nuk e ke ditë a kthehesh në shtëpi më. Është qëndrimi im që, gjithë ata njerëz që nuk ja kanë dashtë të mirën Kosovës, nuk kanë dashtë që Kosova të bëhet shtet ata kanë përdor lloj-lloj metodash që mos të lajnë të avancohet Kosova, as shtet’’, ka thënë ai. /GazetaExpress