Sistemi Prokurorial ka publikuar një njoftim lidhur me zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit, shkruan Periskopi.

Në njoftim thuhet se Prokurori i Shtetit është i angazhuar në mbrojtjen e votes së lire për qytetarët.

Dhe se duke u bazuar se ka raste të dyshuara në drejtim të veprës penale Prokurori i Shtetit do të ndalojnë çdo qytetarë që në çfarëdo mënyre tenton të ndikojë në keqpërdorimin e votës së lirë të sovranit.

“Prokurori i Shtetit është angazhuar në mbrojtjen e votës së lirë për qytetarët e Kosovës…Prokurori i Shtetit do të ndalojnë çdo qytetarë që në çfarëdo mënyre do të tentojnë apo ndikojnë në keqpërdorimin e votës së lirë të sovranit dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorin e Shtetit” – thuhet në njoftim.