Ish-Drejtori i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, tha se shkarkimi i tij nga pozita e RTK-së u kërkua nga Dejona Mihali.

Ai u pyet në Rubikon se si mundet një zyrtare partiake nga Lëvizja Vetëvendosje t’i kërkojë drejtorit të RTK-së të jap dorëheqje?

“Mua nuk më ka kërkuar direkt, ka kërkuar nga anëtarët e bordit që ta mundësojnë shkarkimin ose ta mundësojnë dorëheqjen”, tha Ahmetxhekaj në Rubikon, transmeton Gazeta Express.

“Kjo është e çuditshme, e di që mund të ketë mohime…Sepse kur e ke zgjedhë një bord të pavaruar, ta përfundojmë mandatin si të tillë…”, tha Ahmetxhekaj sa i përket ndikimit të Mihalit.

“Ndjej dhimbje të mëdha në çfarë gjendje është RTK-ja”, tha ai.