Gjendemi afër vilës së terroristit Millan Radojqiq, ku pranë saj ndodhet një organizatë humanitare me emrin “Kryqi i Kuq”, ku sipas burimeve të portalit Arbresh.info, ekzistojnë dyshime se në këtë objekt mund të ketë armë.

Lidhur me këto dyshime, redaksia jonë ka tentuar të kontaktojë përfaqësues të kësaj organizate për të marrë një qëndrim zyrtar.

Megjithatë, punëtorët e sigurimit në këtë objekt kanë deklaruar se stafi është në pushim deri në fillim të muajit shkurt, për shkak të disa festave.

Kërkesa për të marr pamje brenda organizatës nuk u lejuar, me të njëjtin pretendim se stafi gjenden në pushim për shkak të festave.

Burime ndërkombëtare të Arbresh.info bëjnë të ditur se kjo organizatë, e cila fshihet nën petkun e “Kryqit të Kuq” merren me menaxhimin e anëtarëve të UDB-së serbe në territorin e Kosovës.

Këtu lëvizin vetëm njerëz të strukturave të BIA-s serbe dhe kjo organizatë nuk ka të bëjë aspak me ndihmë të qytetarëve serb të Kosovës.

Megjithatë, lidhur me këto dyshime, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, në një prononcim për Arbresh.info thotë se në veri të Kosovës ekzistojnë shumë institucione paralele dhe ilegale, të cilat policia i ka monitoruar dhe verifikuar.

Elshani pohon se Policia e Kosovës e ka vizituar objektin në fjalë dhe se për momentin nuk ka ndonjë dyshim se aty mund të ndodhen armë.

“Në veri të vendit ka shumë institucione paralele ose institucione ilegale me të cilat ne jemi marrë, shumicën e tyre i kemi verifikuar. Ne kemi qenë aty brenda, domethënë shumicën e informacioneve veç se i kemi. Në objektin të cilin ju i referoheni ne kemi qenë brenda, e kemi vizituar këtë vend. Ne nuk kemi ndonjë dyshim se aty ka ndonjë armë brenda, sidoqoftë mbetet më vonë me u pa mënyra se si funksionon ky institucion. Unë thashë që kemi qenë brenda e kemi bërë një vizitë në atë vend, në momentin që ne do të kishim informacion të sigurt që aty ka diçka me siguri që kishim pas me ndërhy, por ne nuk kemi arsye me besu që ka”, thotë Elshani.

Në përfundim, ai theksoi se i gjithë territori i veriut të vendit është nën mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës, dhe në momentin që ata do të sigurojnë informacione kredibile, do të veprojnë.