Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Selimi, ka komentuar fushatën e kryeministrit Albin Kurti në fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Selimi ka kritikuar gjuhën e Kurtit.

“Kanë ikur ditët e fushatës me buzëqeshje së bashku me Vjosa Osmanin & një ekip të madh mbështetës. Tani ai po paraqitet tërësisht vetëm, as edhe një ministër i vetëm pranë tij. Ai po bërtet shumë, duke përdorur emra fyes e duke shpërndarë konspiracione. Po i bojkoton të gjitha debatet televizive. Atij i nevojiten turmat e zemëruara” – ka shkruar ai.