Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë homazhe me rastin e 26 vjetorit të Masakrës së Reçakut.

Hamza ka thënë se “si simbol të përpjekjeve për drejtësi dhe si kujtesë kolektive për gjeneratat e reja, ne do ta ndërtojmë Memorialin e Gjenocidit në Kosovë.”

Shkrimi i tij:

Nder dhe lavdi e përjetshme për të rënët e Reçakut!

Kosova e forcuar nga dhimbja, sot kujton me krenari, kërkon drejtësi dhe të vërtetën e saj do ta mbrojë me çdo kusht. Si simbol të përpjekjeve për drejtësi dhe si kujtesë kolektive për gjeneratat e reja, ne do ta ndërtojmë Memorialin e Gjenocidit në Kosovë.

E vërteta e popullit tonë do të mbetet e paprekur dhe e mbrojtur për gjeneratat e ardhshme.