Deputeti i PDK-së, njëherit kandidati për një tjetër mandat, Hajdar Beqa është takuar me mjekë të rinj dhe studentë të Mjekësisë. “Bashkëbisedim me mjek të rinj dhe studentë të Fakultetit të Mjekësisë, për t’i dëgjuar preokupimet e tyre që lidhen me punësimin e menjëhershëm pas licensimit dhe barrierat që ekzistojnë me udhëzimin aktual administrativ për shkollimin specialistik”, ka shkruar Beqa, përcjellë Ballkani.info.

“Mjekët e rinjë meritojnë të përfaqësohen në mënyrë dinjitoze dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve të tyre është programi shëndetësor që ka Partia Demokratile e Kosovës, në krye me Kryeministrin në ardhje z. Bedri Hamza”, shton tutje 31-shi i PDK-së.

Postimi i plotë: