Qeveria e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes përmes ZRRE-së po vazhdon të ua bëj jetën më të vështirë qytetarëve të Kosovës.

Nga nesër, hynë në fuqi aplikimi i taksës për shkyçje të konsumatorëve që nuk e paguajnë borxhin brenda afatit ligjor, shkruan Demokracia.com

Përveç që është shtrejtuar rryma disa herë në kohën e qeverisjes së Kurtit, tash qytetarët do ngarkohen edhe taksën për rikyçje.

Nëse shkyçeni dhe dëshironi të rikyçeni, duhet të paguani taksën prej 17.70 euro.

Duke e parë se rrogat nuk po rriten dhe se çmimet e produkteve tjera po shënojnë rritje, një taksë e tillë veç sa do ta vështirësojë jetën për qytetarët e Kosovës.

NJOFTIMI I PLOTË I KEDS-it:

Informatë me rëndësi!

🔌Duke filluar nga 1 gushti, sipas metodologjisë së ZRRE-së, fillon aplikimi i taksës për shkyçje të konsumatorëve që nuk e paguajnë borxhin brenda afatit ligjor.📅

⚠️Vonesat për pagesën e faturave jashtë afateve të parapara nga 1 gushti i këtij viti do të kenë edhe kosto shtesë. 💶
Në këtë kontekst, konsumatorët do të paguajnë edhe një taksë prej 15 eurosh që, bashkë me TVSH-në, shkon në 17.7 euro, shumë e cila është e paraparë sipas Rregullës për Shkyçje dhe Rikyçje të ZRRE-së.✅

💡KEDS u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që t’i përmbahen afatit ligjor, brenda së cilit detyrohen të paguajnë faturat e tyre që derivojnë nga shpenzimet e energjisë elektrike që i kanë bërë në periudhën paraprake.📃

Për më shumë: https://www.keds-energy.com/shq/lajme/konform-metodologjise-nga-1-gushti-fillon-apl-2888/