Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka takuar bashkëluftëtarë të shumtë nga Drenica.
Daut Haradinaj ka thënë se me Drenicën janë bashkë në çdo rrethanë historike.
“Drenica ishte sonte nikoqir i yni, dhe si gjithmonë një atmosferë e pashpjegueshme është kur je në mes luftëtarëve të dalluar të Drenasit me rrethinë. Jemi bashkë si në çdo kthesë të rëndësishme për ta ndryshuar këtë degradim që ju bë vlerave tona kombëtare”, ka thënë Daut Haradinaj.