Gazetari Valon Syla e ka komentuar tubimin e VV’së  në Gjakovë për hapjen e fushatës elektorale.

Syla në emisionin Pressing në T7 thotë se është e pandershme që të vijë gruaja e kryeministrit Albin Kurti në Kosovë vetëm për fushatë zgjedhore.

Sipas tij, kjo nuk i ka hije të parit të  vendit.

“Lajm u dokë që i ka ardh gruaja prej Norvegjisë aty në venin e parë. A nuk duhet gruaja e liderit të Kosovës me nejt nonstop këtu a? Cka u murr vesh, kishe qe erdh gruaja e Albinit.  Marre është me t ardhë gruaja në Kosovë vec për zgjedhje. A është ky lajmi i Albin Kurtit prej Gjakove, cka ka thonë ky ktu. Cep me cep, ti grun në Norvegji, e po të vjen veq për fushatë zgjedhore. Unë mendoj që kjo të parit të vendit nuk i ka hije dhe është totalisht e pandershme”, tha ai.