Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka shfrytëzuar pastrimin e rrugëve nga bora, për të bër pak fushatë. Ai ka publikuar video në profilin e tij në ‘facebook’ duke treguar disa kamionë që pastrojnë borën e rënë dhe ku shihet gjendja e disa rrugëve.
Durmishi ka bërë thirrje për respektim të rregullave dhe për kujdes të shtuar në trafik.
“Të gjitha rrugët janë të kalueshme me gjithë reshjet e vazhdueshme.
Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të vozisin me kujdes duke respektuar rregullat dhe duke ju përshtatur kushteve në komunikacion”, ka shkruar Durmishi.