NISMA ka njoftuar se kanë bërë përgatitjet para hapjes së fushatës elektorale.

Përmes një njoftimi, NISMA tha se ka gatishmëri që të rikthehen fuqishëm në Kuvendin e Kosovës.

“VeçVEPRA, i duhen vendit në këtë kohë, ku vendi ynë po kalon nëpër sfida të rënda ekonomike, energjetike e deri tek përfaqësimi tejet skandaloz në diplomaci”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Postimi i plotë:

Bashkëbisedim me të rinjtë dhe strukturat tona në Kijevë dhe fshatrat përreth

Strukturat organizative të nëndegëve të NISMA-së në Malishevë dhe jo vetëm, tashmë kanë bërë përgatitjet e fundit para hapjes së fushatës elektorale, duke treguar një gatishmëri të madhe për një rikthim të fuqishëm të zërit të NISMA-së në Kuvendin e Kosovës.

VeçVEPRA, i duhen vendit në këtë kohë, ku vendi ynë po kalon nëpër sfida të rënda ekonomike, energjetike e deri tek përfaqësimi tejet skandaloz në diplomaci.

#VeçVEPRA
#PërKosovënfituese
#AAKNISMA137