Ministri i Bujqësisë Faton Peci me mëngjes ka njoftuar për një vendim që ka marrë, e që ka të bëjë me subvencionet.

Veç një ditë para se të nis zyrtarisht fushata zgjedhore dhe një muaj para zgjedhjeve në Kosovë, ministri ka nënshkruar Programin për Pagesa direkte për vitin 2025-të.

Peci ka thënë se dhe këtë vit, do të vazhdojë përkrahja e fuqishme, për fermerët në kategorinë e subvencioneve.

“Mirëmëngjesi qytetarë të Republikës së Kosovës. Sapo nënshkruajta Programin për Pagesa Direkte 2025. Vazhdon përkrahja e fuqishme edhe këtë vit për fermerët në kategorinë e subvencioneve”, ka shkruar Peci në Facebook.