Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të pres në takim zëvendës-sekretarin e Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard Verma.

Zyra e Presidentes përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se takimi pritet të zhvillohet me fillim nga ora 09:45.

“Në orën 09:45, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Zëvendës Sekretarin e Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma”, thuhet në komunikatë