Një aksident mes katër veturave në fshatin Shushicë të Istogut ka lënë të lënduar shtatë persona.

Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas Gashit, të shtatë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Rreth orës 15:00 policia është njoftuar për një aksident në rrugën Istog-Rakosh në fshatin Shushicë. Në aksident të involvuara janë katër vetura. Shtatë persona janë lënduar dhe kanë kërkuar tretman mjekësor, ku sipas mjekut kujdestar janë jashtë rrezikut për ketë”, tha Gashi.

Njësitet kompetente janë në vendin e ngjarjes për t’i kuptuar shkaqet e aksidentit.