Pas shpërndarjes së një videoje nga Olsa Muhameti, producente ekzekutive e “Big Brother VIP Kosova”, janë shfaqur spekulime se fituesi i këtij sezoni dhe finalistet janë përcaktuar paraprakisht në bazë të renditjes që shihen në foto banorët.
Gazetari Lorik Kajtazi ka reaguar ndaj këtyre spekulimeve duke i quajtur teori konspirative dhe të pabaza, transmeton Klankosova.tv.
“Mos më qenë këto teoritë konspirative, nuk është dhe shumë interesante Big Brother”.
Vitin e kaluar thonin që nata e Vitit të Ri nuk ka qenë live, ndërsa sivjet e kemi parë në një video të producentës ekzekutive, ku ka shfaqur një pjesë të zyrës së rrjeteve sociale, dhe aty kanë qenë fotografitë e të gjithë banorëve, por tash kanë mbetur vetëm këta që janë”.
Si për çudi, në bazë të fotografive aty, tani teoritë konspirative të njerëzve thonë që fituesja është Drenusha, dhe në finale janë Leo, Driloni, Sara dhe Gresa, për shkak të kësaj renditjeje”, tha Kajtazi, duke i hedhur poshtë këto pretendime.
Në secilën zyrë, montazhistët dhe regjisorët mund të kenë fotografi të banorëve, por kjo nuk tregon renditjen finale, ka shtuar tutje ai, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në vijim: