Për herë të parë në 35 vjet marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës “janë në krizë dhe partizane, me Albin Kurtin kryeministër”.
Kështu ka thënë në një deklaratë i emëruari nga Donald Trump për Misione të Posaçme në botë, Richard Grenell.
Dhe jo vetëm me ShBA-në në krizë, thotë ai, por edhe me Bashkimin Evropian.
Grenell thekson se prej presidentit të parë kosovar, Ibrahim Rugovës e te kryeminstri i fundit para qeverisë së Vetëvendosjes, Avdullah Hotit, marrëdhëniet kanë qenë bipartizane, me marrëdhënie “të shkëlqyeshme” si nga administrat Republikane e te ato Demokrate.
Por, jo edhe me Kurtin, sipas Grenellit.
Ky i fundit dy palë zgjedhje radhazi ka marrë anën e Demokratëve: përkatësisht më 2020’ën ku kishte dalë me videoadresim në mbështetje të Joe Biden, si dhe më 2024’ën ku kishte marrë pjesë në Konventëm e Demokratëve kur Kamala Harris mori kandidaturën për të garuar në zgjedhjet presidenciale.
“Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi dhe Avdullah Hoti, që të gjithë kishin marrëdhënie të shkëlqyeshme me Republikanët dhe Demokratët në Amerikë. Hera e vetme në 35 vite kur marrëdhëniet Kosovë – ShBA (edhe Kosovë – BE) u bënë partizane dhe në krizë, janë me Albin Kurtin kryeministër”, tha Richard Grenell për Nacionale.