Xhevdet Smakiqi, avokat i ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj i cili u lirua nga burgu i Serbisë, tha në Frontal me Arsim Lanin në T7 se shteti i Kosovës nuk ndihmoi për lirimin e tij dhe se ai tash nuk është në gjendje të mirë psikologjike.

“Pasojat më të mëdha janë që familja dhe ish ushtarët në mënyrë vullnetare janë detyru me mbledhë të holla me i ndihmu për procedurat e lirimit”, tha ai.

“Mos të ishin anti-UÇK sepse kjo po shfrytëzohet nga Serbia sepse ata po e dijnë që nuk ka kush me i mbrojtë andaj po arreston kështu”, tha Smakiqi.

Avokati foli edhe për trajtimin që i është bërë në burg klientit të tij.

“Në ditët e para ai ka pasë dhunë fizike nga gardianët. Kur ka qenë gruaja e tij në vizitë ia ka parë hematomat, tash pas katër ditësh ai është në një gjendje jo të mirë psikologjike”, tha Smakiqi.

Dakaj ishte arrestuar nga autoritetet serbe më 5 janar 2024 në pikëkalimin kufitar me Serbinë në Merdar.